Vllaznia vijon te kthehet ne nje autoshkolle per lojtaret e huaj. Pasi nuk binden mesfushori Ramadani dhe sulmuesi Turkovic, prane ekipit shkodrane jane afruar 3 lojtare te tjere ne prove. Behet fjale per Ali Berkin Senol, Luis Kaçorri dhe Arsen Kasa.I pari luan ne te dy krahet e mesfushes, por ben edhe rolin e mbrojtesit te majte.
Senol eshte 20-vjec dhe ka qene pjese e Turqise U-18, nderkohe ka luajtur ne Ligen e Trete ne Turqi.Nga ana tjeter, ne prove eshte sulmuesi Luis Kaçorri, qe ka luajtur ne ligat inferiore ne Itali, ndersa mesfushori tjeter Arsen Kasa vjen nga skuadra e Elbasanit, ku ne dy vitet e fundit ka luajtur rregullisht si titullar ne Kategorine e Pare.Keto lojtare do te qendrojne per disa dite ne prove per te bindur teknikun Cungu per te qene pjese e kuqebluve ne sezonin e ri.
© shkodrasport.com