Pas fitores se djeshme ndaj Kukesit, Vllaznia ende shpreson tek mbijetesa fhe kjo fale edhe fitores te Laçit ndaj Kamzes.

Vllaznia ka shanse të qëndrojë dhe tifozët e saj kanë fatin që mos torturohen shumë me ankthin e madh të mbijetesës, sepse java e fundit luhet të mërkurën.

Ata e dinë shumë mirë se skuadra e tyre e zemrës nuk ia del dot me forcat e veta. Vllaznisë i duhen dy ndere të mëdha.

I pari është që Partizani të mundë Kamzën të mërkurën. Ka thashetheme nga më të ndryshmet në këtë moment, por shkodranët janë të prirur të besojnë se skuadra e kuqe do të fitojë, pasi është në garë për një vend në Kupat e Europës.

Nderi i dytë i madh është që Skënderbeu të hapë portën në Korçë, madje të lejojë edhe shënimin e shumë golave, nëse do të jetë nevoja.

Diçka e pritshme në fakt, pasi korçarët e kanë lëshuar pa duar këto javët e fundit. Por nderi i dytë në fakt nuk do të kishte vlerë pa të parin, kështu që këto tri netë në Shkodër do të flenë me ëndrra. / Vipsport/