Pas meshkujve të basketbollit të Vllaznise, edhe femrat rezultojnë të pafata në kohën shtesë. Edhe ata kanë humbur në shtesë sot ndaj Skënderbeut. Ndeshja ka qenë e vlefshme për javën e tetë të kampionatit dhe është luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe është fituar nga vajzat korçare me rezultatin 71-69. Ndeshja në fakt ka nisur më mirë për Skënderbeun I cili ka fituar në periodën e parë me shifrat 18-15. U duk se ata do ta donimonin ndeshjen për më tepër që edhe periodën e dytë e kanë fituar ata me rezultatin 17-13. Dy ekipet kanë shkuar në pushim me 7 pikë avantazh për miket. E njëjta situatë do vazhdonte edhe në periodën e tretë e cila fitohet sërish nga Skënderbeu me rezultatin 22-18 duke e thelluar edhe më shumë rezultatin e përgjithshëm të ndeshjes. 10 minuta para përfundimit të ndeshjes, u krijua përshtypja se me 11 pikë korçaret do të fitonin ndeshjen por nuk do ndodhte kështu. Në periodën e fundit, Vllaznia ka përmbysur gjithçka duke e fituar atë me rezultatin 19-8 dhe në këtë mënyrë koha e rregullt ka përfunduar në barazim 65-65. Në këtë mënyrë, dy ekipeve u janë dashur edhe 5 minuta shtesë për të përcaktuar fituesin. Kur pritej që Vllaznia ta vazhdonte lojën e mirë të periodës së katërt, nuk ndodh kështu. Skënderbeu e fiton shtesën 6-4 dhe krejt ndeshjen me rezultatin 71-69. Ekipet e basketbollit të klubit Vllaznia, në këtë mënyrë e kanë pësuar të dy në kohët shtesë, humbje këto që do t’I ndikojnë jo pak në renditjet e tyre.

www.shkodrasport.com