Një trajner që në karrierën e tij si lojtar ka bërë fantazistin e ekipit, e di shumë mirë se sa i rëndësishëm është ky pozicion.
Bledi Shkëmbi, trajneri i Teutës, kërkon më shumë fantazi në ekipin që ka krijuar dhe për këtë dëshiron të ketë në grup edhe Erjon Vucajn.
Sipas “Supersport”, Shkëmbi e ka kontaktuar Vucajn dhe duket se shkodrani do të bashkohet me Teutën shumë shpejt.
Marrëveshja paraprake mes tij dhe Luftëtarit duket se është prishur dhe mesfushori pritet të ketë afrimi i radhës te durrsakët, që këtë verë kanë bërë shumë përforcime.
Flitet gjithashtu edhe për një ofertë turke për Vucajn, por mundësitë më të mëdha janë që ky lojtar të bëhet shumë shpejt pjesë e Teutës,
ku më parë kanë firmosur lojtarë me shumë përvojë si portieri Isli Hidi, mbrojtësit Tefik Osmani dhe Ditmar Bicaj, por edhe disa lojtarë të talentuar nga Kosova dhe Shqipëria. / Vipsport/