Teuta dhe Kukësi masin forcat me njëra tjetrën të mërkurën, me fillim nga ora 16.00. Në prag të kësaj përballje ka folur tekniku i durrsakëve, Edi Martini. Në fjalën e tij, numri një i pankinës ka besim tek të tijtë, se gjithçka do shkojë për mbarë.

Martini thotë se sa i përket titullit, gjërat varen vetëm nga djemtë. Fakti që Kukësi është jashtë objektivave nuk ndikon fare dhe për këtë janë të vetëdijshëm të gjithë “djemtë e detit”.

“Është e vërtetë që ndoshta ishte ndeshja më e keqe në kampionat. Ishte edhe meritë e Tiranës, që bëri një lojë mjaft të mirë. Ne kemi treguar se kemi karakter, jemi një skuadër që kur jemi rrëzuar jemi ringritur shumë shpejt në këmbë. Kështu që ajo ndeshja ka ikur.Unë kam besim para ndeshjes me Kukësin, që është shumë e rëndësishme për pikët.

Rivali është ekip i mirë, ka lojtarë cilësorë dhe do të jetë një ndeshje e vështirë. Gjithsesi ne jemi të përgatitur, kemi punuar edhe psikologjikisht. Dy ditë kohë kishim, nuk mund të bësh gjëra të mëdha.Ne do bëjmë punën tonë, çdo gjë varet nga këmbët tona. E kam thënë edhe më parë që nuk na interesojnë rezultatet e rivalëve, janë shumë ndeshje në lojë,. Duhet të shohim hapat tona.

Krasniqi në stol? Ka qenë çështje rotacioni. Kur ke ndeshje të ngjeshura duhet të bësh edhe rotacion, pasi lodhja është prezente. Të dy lojtarët, Gruda e Krasniqi, janë të rëndësishëm për ne.Kukësi jashtë objektivave? Nuk e bën më të lehtë. Ata kanë treguar që janë ekip i mirë, pavarësisht humbjes së fundit 4-0 me Partizanin.

Ata nuk kanë stres dhe presion, ndaj nuk e sheh favor këtë gjë.Diferencën besoj se do e bëjë ana psikologjike. Mendoj se ai ekip që ka më tepër eksperiencë, ai ekip që ka më shumë karakter, ai ekip do dalë kampion.Nuk e kam vënë re mungesën e qarkullimit të topit. Ne kemi mënyrën tonë të lojës. Normalisht ka edhe ditë të këqija dhe shpresoj që ndeshjen me Tiranën ta kemi lënë pas” – tha ai./newsport/