euta do të udhëtojë në transfertë për të sfiduar Skënderbeun, takim i vlefshëm për javën e 13-të. Kjo përballje do të luhet në orën 17:00 në Korçë më 24 nëntor. Një duel ku durrsakët do të kërkojnë të “shkelmojnë” krizën në të cilën ndodhen.

Nuk do të jetë aspak e lehtë për Edi Martinin, i cili bën llogaritë pa 3 titullarë. Realdo Fili dhe Albi Alla prej javësh mungojnë për durrsakët, teksa rikuperimi i tyre vazhdon të zjgasë.

Asnjëri prej tyre nuk do të mund të jetë i gatshëm ndaj korçarëve dhe në këtë mënyrë Martini do të duhet të “arnojë” formacionin.

Jo vetëm kaq pasi për shkak kartonësh do të mungojë edhe Ergis Arifi. Ky i fundit ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë dhe ndaj Skënderbeut është i pezulluar. Kujtojmë se Aktualisht Teuta ndodhet në vendin e 9-të me 12 pikë pas 12 javësh./newsport/