Trajneri i Teutës, Edi Martini, komplimentoi kundërshtarët e Tiranës, për triumfin 0-2 ndaj durrsakëve. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, tekniku shkodran deklaroi:

“Sot kemi bërë një nga ndeshjet më të dobëta gjatë gjithë sezonit. Them se Tirana e meritoi fitoren. Sot ishte një ditë e keqe. Nuk mundesh të vesh dorën te lojtarët, nuk funksionuam si ekip.

E kishim merakun para ndeshjes te Torasa, Kale dhe Seferi. Qarkulluan topin, luajtën më mirë se ne, fituan territor dhe u bë shumë e vështirë.

Bregu është lojtar që na ka dhënë shumë pikë, nuk duhet të presim që çdo ndeshje ta fitojmë me Bregun. Kemi funksionuar si grup. Duhet të mendojmë për ndeshjen tjetër.

Nuk duhet të shënjestrojmë vetëm Krasniqin. Kur rezultatet janë të këqija, duhet t’i marrim fajet të gjithë, duke filluar nga unë i pari. Nuk kemi pse të vemë para përgjegjësie një lojtar.

Tirana nuk e filloi me lojë graduale. Nuk na funksionoi lufta për topin e parë dhe të dytë. Tirana fitoi dyluftimet. Bravo i qoftë Tiranës, që na i zbehu, luftën dhe grintën”, u shpreh Martini.