Edi Martini e ka nisur me fitore karrieren e tij ne krye te ekipit te Trepçes. Trajneri shkodran ne kete menyre ka debutuar me nje trepikesh me shume vlere ne pankinen e kesaj skuadre.

KF Trepça ka fituar me rezultatin 1-0 ne “derbin” ndaj ekipit te Mitrovices dhe ajo qe duhet permendur eshte se goli i fitores eshte shenuar ne minuten e 90-te te ndeshjes nga futbollisti Hoala, çka ka sjelle edhe nje feste te madhe ne rradhet e ketij ekipi.

Gara per ngjitjen ne Superlige po behet shume e forte dhe ne gare jane disa skuadra, nder te cilat edhe ajo e drejtuar nga Martini, e cila per momentin renditet ne vendin e katert me 29 pike, po aq sa edhe Trepça ’89 e cila ndodhet nje vend me lart.

Perpara tyre nderkohe qendrojne Vellaznimi i Gjakoves ne vendin e dyte me 30 pike dhe ne te parin eshte Drenica me 34 pike. Tek Trepça besojne shume ne aftesite e Edi Martinit dhe me te ne timon shpresat jane te medha per t’u ngjitur ne eliten e futbollit kosovar.(www.shkodrasport.com)