Teuta ka nisur të hënën zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri. Kështu, trajneri shkodran Edi Martini është konfirmuar sërish në krye të stolit durrsak. Shkodrani do të ketë ndihmës Bledar Hodon si zv/trajner, Bledjan Rizvanin si trajner portierësh dhe pukjanin Mark Dodaj, si përgatitës atletik.
Ndërkohë, përveç Martinit, edhe mesfushori Arsid Kruja ka rënë dakord për rinovimin edhe për një sezon tjetër me Teutën pas bisedimeve me drejtuesit. 31-vjeçari zhvilloi një sezon mjaft të mirë me durrsakët, teksa në 39-ndeshje, duke llogaritur kampionatin dhe Kupën, dhuroi pesë asist.
Ndërkohë që, për sezonin e ri, drejtuesit e Teutës po përpiqen të formojnë një skuadër që të luftojë për trofe. Por tek Teuta në sezonin e ri përveç këtyre dy shkodranëve do të jetë po ashtu edhe Elmando Gjini dhe me shumë mundësi edhe ndonjë tjetër që do të zyrtarizohet në ditët e ardhshme.
Maringlen ZHIVANI