Teuta barazoi në shtëpi pa gola përballë Kukësit. Në ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të të Superiores, Teuta nuk mori më shumë se barazimi 0-0. Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV, foli trajneri i Teutës, Edi Martini.

“Duhet të shënonim në pjesën e parë që të shkonim në avantazh. Kishim shumë shanse por nuk arritëm të shënonim. Gjithsesi pjesa e parë me të dytën kishin ndryshim të madh. Edhe lodhja ishte e madhe pasi kishim shumë ndeshje brenda pak ditëve, gjë që do të vazhdojë dhe në vazhdim dhe që më shqetëson”


-A ishte problem gjendja fizike e lojtarëve?

“Nuk jam mësuar të paragjykoi paraardhësin tim dhe nuk do ta bëj. Janë ditë shumë të shkurta, po vjen ndeshja e tjetër. Është shumë problem deri në ndeshjet e Kombëtares. Por djemt luajtën me shpirtë dhe dhanë maksimumin. Atë që nuk arritëm sot mund ta arrijmë përballë Egnatias ose Partizanit. Mendoj se do të arrijmë ta kalojmë këtë malore”, shtoi trajneri i Teutës.

-A do të jetë kjo Teutë në luftë për “Final Four”?

“Para ndeshjes këtë kam biseduar me djemt. Kampionati sapo ka filluar dhe sigurisht do të tentojmë të hymë në katërshe. Do të luftojmë për vendin e katërt”, tha më tej tekniku shkodran.

-I more përgjigjet nga lojtarët?

“Disa lojtarë janë jashtë roleve të tyre. Një skemë tjetër nuk mund të përvetësohej për vetëm dy ditë. Por gradualisht do të ambientohen. Në përgjithësi jam i kënaqur”, mbylli fjalën e tij Edi Martini.