Edi Martini po bën mjaft mirë me Teutën në këto 2 ndeshje të para si trajner, ku ka arritur të fitojë dy ndeshje. Përballja me Teutën u shty për shkak të kushteve të rënduara të terrenit, megjithatë Martini u shpreh për “Rubrikën Sportive” se skuadrat donin që ndeshja të luhej dje.
“Kisha pak frikë në fillim sepse kishim ndeshje me Partizanin por kisha shumë besim dhe energji.
E pashë ndeshjen Kukësi-Skënderbeu. Do të flas për kundërshtarët kur t’iu vijë koha. Kukësi ka cilësi dhe është nga më të kompletuarat. Ka katërshe të frikshme që të zgjidhin lojën edhe në ditë të këqija. Ne ekipet që vijmë nga mbrapa duam që këto ekipet para të ndalen. Jam në pritje të atyre ndeshjeve dhe nuk dua të komentoj më shumë për to.
Në Vlorë kishte shumë ujë dhe nuk lëvizte topi fare. Kishe erë dhe të dyja skuadrat kishim dëshirë të vazhdonim ndeshjen por gjykimi për të shtyrë ndeshjen ishte i drejtë. Ndoshta edhe ndeshja Bylis-Luftëtari duhej të shtyhej. Them se është favorizuar Bylisi në këtë ndeshje.
Ndeshja? E mendova më të vështirë ndeshjen sepse e kam parë në shumë ndeshje dhe e mendoja më të vështirë. Karikim i ekipit pas fitores me Partizanin dhe forma e agresiviteti na lanë të shpresonim. E dominuam ndeshjen dhe pas 0-3 abuzuam pak sepse të gjithë donin të shënonin.
Goli i parë? na ndihmoi shumë por më tepër na ndihmoi goli i dytë. Ai e mbylli lojën dhe e bëri Flamurtarin të dorëzohej. Kishim edhe raste të tjera. Nikaç sot ka humbur shumë raste dhe ka sulmuesa që janë në krizë por atij i ka shkuar gjatë kriza. Emiliano Vila ka qenë më i miri në fushë në këto dy ndeshje dhe është armë plus. Po funksionin fryma e grupit dhe dëshira ”, tha Martini. /VipSport/