Teuta ka marrë 3 pikët në Vlorë, duke respektuar garën, ndërsa trajneri Edi Martini, tashmë mendon edhe për finale. Në prononcimin që ka dhënë pas ndeshjes së sotme në Vlorë, shkodrani i durrsakëve, ndalet edhe te finalja me Tiranën, për Kupën e Shqipërisë…
“Unë e kisha me shuëm frikë këtë ndeshje, kemi diskutuar gjithë kohën se na ka ndodhur në fazën e mëparshme që na kanë barazuar, u treguam oportunistë, e morëm pak më lehtë se duhet, na ndihmoi fati te goli i tretë se mund të pësonim me penallti, e prisja të vështirë se në këto ndeshje të lehta kemi pasur probleme”.
“Pashë orën e pyeta sa minuta ka, se isha i bindur që do ta kthenim ndeshjen e do të luanim me agresivitet. Fati deshi që penalltia të humbej, shënuam golin e kontrolluam lojën, ishin tre pikë, nuk kishet rëndësi mënyra e lojës por marrja e tri pikëve dhe sigurimi i objektivit tonë”.
“Finalja ka 10 ditë kohë, ka një ndeshje në mes. Edhe ne edhe Tirana kemi siguruar Europën, kemi objektivat e myllur, nuk kanë lidhje këto ndeshje me finale, por e presim.
“E ardhmja? E rëndësishme është Kupa që e pres me padurim e më duket e gjatë deri në finale. Dua ta fitoj Kupën, të ardhmen nuk e kam menduar e kemi kohë deri atëherë”./Vipsport/