Rënia e Vllaznia natyrisht që ka krijuar një pakënaqësi të madhe në Shkodër.
Të shumtë janë ata që nuk mund ta mendojnë këtë skuadër duke luajtur në kategori të parë.
Por ka edhe të tjerë që mendojnë se kuqeblutë do ta kenë të vështirë të ngjiten sërish në Superligë.
Por nuk mendon kështu, ish- futbollisti dhe ish- trajneri i saj Edi Martini i cili në një prononcim në media për këtë çështje është shprehur:
“Unë them se një lagje të Shkodrës, po ta fusësh të luajnë futboll, Vllaznia e ka të sigurt se ringrehet menjëherë.
Futbolli në Shkodër është fe. Një lagje e Shkodrës e nxjerr në Superligë sërish Vllazninë, e padiskutueshme”.
A mund të jetë vërtetë kështu? Padyshim që jo sepse edhe ekipet e tjera pjesmarrëse në këtë kategori shpenzojnë për t’u ngjitur një kategori më lart.