Teuta pret ditën e nesërme në shtëpi, Flamurtarin. Një sfidë në dukje e thjeshtë, por nuk kërkon ta mendojë në këtë formë trajneri i durrsakëve, Edi Martini. Trajneri shkodran thekson se pavarësisht të gjithave, vlonjatët kanë një fanellë të rëndë. Ndër, të tjera në prononcimin për Supersport, Martin u shpreh se objektivi i klubit është Europa e cila është mëse e arritshme.

“Kemi bërë mjaft mirë me Partizanin dhe morëm atë që donim. Në disa ndeshje të tjera prej fatit nuk kemi marrë atë që duhej. Kjo ndeshje na ka kthyer buzëqeshjen”.

Golat e pësuar në mbrojtje? Kemi pësuar dhe kemi shënuar. Me Partizanin kemi punuar mirë në të dyja fazat, si mbrojtëse ashtu edhe sulmues. Kemi punuar për të rregulluar të metat. Është komplet ekipi që do jetë para dhe mbrapa, kështu përgjegjësia nuk është vetëm e mbrojtjes.

Flamurtari? “Nuk jam më i qetë por jam i shqetësuar. Për vetë faktin se para disa javëve kemi dalë barazim në Durrës me Luftëtarin. Është e vështirë duke parë që Flamurtari nuk ka çfarë të humbasë, dhe e vlerësoj se fanella e Flamurtarin është e rëndë”.

Ndryshimet në formacion? “Jam i detyruar për Todorovskin dhe Hoxhën që kanë plotësuar numrin e kartonëve,por kemi lojtarë mjaftueshëm për t’i zëvendësuar”.

Europa nga kampionati ao Kupa? “Duhet të luftojmë në të dyja krahët. Nga kampionati, por natyrisht edhe Kupa është objektivi jonë. Objektivi jonë është Europa dhe më duket mëse e arritshme”, u shpreh Martini. /VipSport/