Teuta ka mposhtur Kukësin në “Niko Dovana” me rezultatin 2-0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Nje tjeter rezultat pozitiv i durrsakeve qe konfirmojne edhe njehere tjeter momentin e mire qe po kalojne.

Nje merite jashtezakonisht te madhe ne kete ecuri ka edhe trajneri Edi Martini qe gjithsesi kerkuan t’ua lere meritat futbollistet dhe kete e ka thene edhe ne prononcimin e tij per mediat pas ndeshjes se sotme kur eshte shprehur:

“Një pjesë e parë që Kukësi e dominoi, ishim fat që nuk shënuan, patën 2-3 që mund të na dëmtonin. Pjesa e dytë foli payshim për ne, rritëm presingun arritëm të shënonim dhe bravo i qoftë djemve. Kukësi i kishte marrë mirë masat, nuk bëmë presionin e zakonshëm në pjesën e parë, dhe skema funksionoi pjesën e dytë”.

Ndeshja me Kukesin tashme eshte lene pas dhe sfida e rradhes, eshte ajo per kampionat ndaj Vllaznise. I pyetur per kete ballafaqim me ish- skuadren e tij dhe nese do ishte nje “hakmarrje” ndaj saj, por pergjigja e Martinit ishte e tille:

“Nuk ka hakmarrje me djalin e nënës, nuk e quaj hakmarrje ndeshjen me Vllazninë e quaj ndeshje futbolli, do të jetë ndeshje e fortë, mundësisht ta fitojmë dhe ta marrë kush të jetë më i miri”, u shpreh ai për “Oversport”.