Teuta arriti të fitonte kundër Skënderbeut, megjithatë loja e durrsakëve nuk ishte në nivelin e pritur. Skuadra e drejtuar nga trajneri Edi Martini iu gëzua dy golave, atij të Vilës në minutën e 31-të dhe në fund të sfidës me një goditje dënimi të realizuar në mënyrë përfekte nga Erando Karabeci.

Tekniku i “Djemve të Detit” foli pas ndeshjes ku u shpreh i kënaqur me rezultatin. Në fjalën e tij për Supersport, Edi Martini deklaroi:

“E para dua ta komplimentoj skuadrën sepse ndeshja e kaluar s’ka qenë e nivelit të duhur. Sot ka luajtur me një nivel jashtëzakonisht të mirë. Pjesa e dytë na vuri në vështirësi Skënderbeu. Duhet të korigjojmë që në raste të tillë të jemi më të qetë për të shkuar te porta kundërshtare.

Strategjia? Ne nga njëra ndeshje në tjetrën duam të pëmirësohemi. Na kushtëzoi shumë dëmtimi i Hoxhës në stërvitje. Pas çdo ndeshje munddohemi të nxjerrim konkluzionet. Pjesën e parë kemi bërë ndër ndeshjet më të mira. Duhet ta vrasim ndeshjen më shpejt.

Karabeci? Erando, ka shumë vite që luan. Do doja që ky gol të vinte më para. E komplimentoj sepse përveç golit të bukur, është një lojtar, një profesionist i vërtetë që stërvitet mirë.

Ne në pjesën e dytë, kundërshtari doli në sulm, na bëri pak presion. Na kapi paniku, ndoshta është paniku i pikëve. I dhuruam disa topi kundërshtarit. Kjo ndeshje ka qenë më lart se ajo e Fierit. Vuajmë pak panikun, duhet ta vriteshim ndeshjen.

Aleksi? Aleksi ishte në qendër të mbrojtjes sepse ishte dëmtuar Pjeshka. Ne e kemi treguar edhe në sezonin e shkuar, që ne kemi ardhur në rritje nga momenti në moment. Ky ekip e ka potencialin për të luajtur mirë. Jam i bindur që kjo skuadër do ta rrisë nivelin e lojës.

Dhuratë nga kundërshtarët? Ne kemi pritur dhurata 15-16 javë dhe në momentin që i kemi lënë e kemi parë punët tona, gjërat kanë ecur më mirë. Kampionati është i gjatë.

Kapllani? Gjithmonë duke parë intensitetin e ndeshjes, ne vendosim për lojtarët që hedhim në fushë. Dejvi Bregu sot bëri një ndeshje mjaft të mirë, por edhe lojtarët e tjerë pavarësisht se nuk u liruan te goli. E rëndësishme është të fitojmë dhe të marrim pikët”, përfundoi ai./newsport/