Teuta u mund 2-3 nga Tirana, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin. Durrsakët shënuan me Ivanovic, ndërsa me fat ishin te autogoli i Najdovskit. Bardheblutë gjetën rrugën e rrjetës me Xhixha, Totre dhe Limaj. Sfida ishte tejet e luftuar, me të dyja skuadrat që na dhuruan një ndeshje të bukur.

Pas 90 minutëshit për mikrofonat e Supersport foli trajneri i Teutës. Edi Martini. Martini shprehet i shqetësuar, pasi thotë se ekipi ka pësuar më shumë gola në këtë fillim edicioni sesa në gjysmën e sezonit të kaluar.

“Tirana- Nuk është nënvlerësim. Me aq gola se sa kemi marrë në këto ndeshje, nuk i kemi marrë gjysmën e sezonit të kaluar. Në rastin e golit të 3-të, topin e kemi humbur ne. Në dy ndeshje kemi pësuar 5 gola dhe kjo është e pafalshme.

Ndryshimet- Ne kemi treguam që pas këtyre ndeshjeve, jemi ringritur. Kam besim se do rikthehemi shumë shpejt.

Goli i barazimit- Është e pafalshme.

Ajo që më shqetëson është pësimi i golave. Kjo duhet rregulluar me patjetër. Kjo është ajo që më shqetëson.

U dënuam shumë shpejt. Ne kërkuam golin dhe gabuam. Ishte një ditë e keqe që duhet ta harrojmë shpejt. E kemi thënë që gjatë gjithë javës që nuk ka patur nënvlerësim. Bëmë gabime elementare. Këto duhen rishikuar me patjetër” – tha ai./newsport/