Kemi shkruar prej kohësh, gara është më e rëndësishmja, jo kush bie nga Superiorja.
Në fakt vetë klubet po e prishin garën, kush më shumë e kush më pak. Muhabet shqiptarësh i thonë kësaj, ndaj edhe nuk është se i bën kujt përshtypje.
FRIKA E EDI MARTINIT – Në ët shkruarën ka luajtur për Vllazninë, ndërkohë që edhe e ka drejtuar si trajner.
Ish-sulmuesi, që ka drejtuar edhe Laçin, skuadër me të cilën u ngjit në Superiore, por më pas u largua, iu gëzua triumfit të kurbinasve ditën e djeshme.
Në një lidhje direkte me emisionin “Zona gol” në Supersport , i pyetur se ku e sheh Vllazninë për 100 vjetorin e krijimit, ai thekson së fillimisht dëshiron të qëndrojnë në Superiore, ndërkohë që ka edhe një frikë të madhe.
“Shpresoj shumë që të shpëtojmë fillimisht. Më pas duhet të zëmë mend dhe të privatizojmë ekipin, pasi përndryshe do të mbeteshim në të njëjtën situatë.
Gjithsesi shpëtimi është i vështirë, pasi Partizani ka dalë nga objektivat dhe nuk e di nëse do të angazhohet maksimalisht. Për më tepër, uroj që t’ia fus kot, por te Partizani, drejtor është vëllai i kryeministrit dhe ky i fundit është përplasur shumë herë me Voltana Ademin, kryetaren e bashkisë.
Gjithsesi shpresoj të shpëtojmë njëherë, pasi më pas jam i bindur që do t’i bëhet derman”, ka deklaruar Martini./EDS