Teuta nuk e ka diskutuar për asnjë moment fitoren ndaj Flamurtarit në transfertë. Ekipi durrsak ka mundur pastër me rezultatin 1-3 vlonjatët, të cilët nuk mundën dot të reagonin.
Sfida e vlefshme për javën e 17-të, e cila u ndërpre ditën e djeshme për shkak të rreshjeve, u luajt sot dhe Teuta nuk e diskutoi në asnjë moment.
Skuadra e drejtuar nga Edi Martini, kaloi në avantazh në minutën e 33-të me anë të Emiljano Vilës, i cili shënoi dhe të dytin, në fillimin e pjesës së dytë.
Ndërkaq Sherif Kallaku me një perlë jashtë zone ka trefishuar dhe ka vulosur për skuadrën e tij fitoren.
Flamurtari është munduar të reagoj, dhe gjeti golin në fund me Ribajn, i cili as nuk ka festuar.
Më në fund Teuta ka gjetur golat dhe fitoren në transfertë që i kanë munguar kaq shumë këtë sezon. Durrsakët tashmë ndodhen në vendin e pestë, por me pikë të barabarta me Tiranën dhe Partizanin që kanë 28 pikë.
Ndërsa Flamurtari mbetet i zhytur në vendin e fundit me vetëm 6 pikë.
FLAMURTARI – TEUTA 1-3
(Ribaj 89’/ Emiljano Vila 33′, 47′, Kallaku 65′)