Trajneri i Teutës, Edi Martini, foli për MCN TV, pas barazimit pa gola ndaj Egnatias. Ai deklaroi se është i kënaqur me barazimin, duke thënë se është pikë me vlera.
“E dinim forcën e Egnatias, pjesën e parë presuam lart pavarësisht se kualitetet e tyre bëjnë diferencën. Besoj se ia arritëm. Në pjesën e dytë, tentuam të shkonim lart, por nuk patëm forca të shumta në sulm. Bëmë mirë, morëm 1 pikë në këtë fushë dhe me këtë ekip si Egnatia.
Kisha Kotobellin, Dajën, Arifin e Çyrbjen të dëmtuar, duke pasur parasysh kontingjentin që kisha, jam i kënaqur me këtë pikë. Faust u fut edhe u dëmtua prapë. I përgëzoj djemtë pasi sakrifikuan deri në fund për 1 pikë me vlera.
Jam i sigurt që do të kthehen nga dëmtimi lojtarët. 4 lojtarë që vijnë më ngrohin shumë, me djemtë e rinj do t’ia dalim.
Kupën do ta sulmojmë deri në fund, s’kemi lojtarë mjaftueshëm, por 1 ndeshje është dhe do të sforcohemi shumë. Djemtë e duan futbollin, sakrifikojnë shumë, kemi një ekip me karakter dhe do të bëjmë maksimumin në Kupë”- eshte shprehur Edi Martini.