Pas barazimit 0-0 me Kukësin në takimin e parë të gjysmëfinales të Kupës së Shqipërisë, trajneri i Teutës Edi Martini u shpreh se skuadra e tij duhej të fitonte duke parë rastet e shumta që krijoi.
Për “Supersport”, tekniku shkodran u shpreh se ekipi i tij e ka kuptuar tashmë që ndeshjet duhet të merren “me thonj”, të luftohet me sakrificë.
“Gjysmëfinale me dy takime – Kur u bë mbledhja, kam qenë dakord me një takim, sepse dihet gjendja e lojtarëve dhe kalendari i ngjeshur. Megjithatë, kështu vendosën klubet. Ndeshjet e kampionatit janë shumë afër.
Kukësi – Të them të drejtën, e kam parë Kukësin duke luajtur. Kemi disa ndeshje që bëjmë shuëm mirë. Ndeshjet janë të ngjeshura. Mundohemi të marrim topin shpejt të mos e lejojmë kundërshtarin të trysnojë.
Rastet e humbura – Më vjen keq për rastet. Nëse shënon në fushën kundërshtarem ke fat. Duhej të shënonim që të ishim më të qetë.
Dyshimi për penallti – Anësori e kam pasur shumë afër. Kryesori donte ta jepte penallti. Në është brenda apo jashtë. Duhej ta fitonim ndeshjen.
Strategjia – Kemi hyrë në valle. Nuk kemi si ta lëmë përgjysmë. Jam me idenë të shkojmë deri në fund në kampionat dhe Kupë. Të përqëndrojmë forcat te Skënderbeu ditën e hënë. Na duhet dhe fati!
Kontigjenti i Teutës – Normalisht, grupi është paksa i reduktuar. Janë të favorizuar dhe ekipet e tjera që kanë stol të fortë. Ndeshjet e kanë kuptuar që duhet të merren me thonj. Më pëlqen shpirti, sakrifica”, përfundoi Martini.