Polemikat në distancë në mes zëvendëskryeministrit të vendit Erion Braçe dhe presidentit të FSHF-së Armando Duka, kanë përfshirë edhe figura të tjera të njohura të sportit.

Në shkrimet e botuara ditën e djeshme, ka reaguar edhe trajneri shkodran i Teutës, Edi Martini. Në një koment të bërë prej tij, ai do fliste jo pak ashpër ndaj Braçes por edhe politikanëve të tjerë, që sipas tij “ia kanë nxirë faqen vendit tash 30 vjet”.

Në komentin e tij ai shkruan: “Mos të bënin e stadiume, apo donit fasadë? Të miratojnë ligjin e sponsorizimeve dhe sa i përket asaj që ja kanë shpërblyer kombëtares, është e kundërta. Sepse kombëtarja na ka zbardhur faqen e ndyrë nga politika tash 30 vjet zoti Erion”.

Njeriu që mban titullin “Mjeshtër i Madh” për kontributin e dhënë në futboll, është i drejtëpërdrejtë në mbrojtjen e sportit dhe sportistëve dhe kuptohet, kundër politikës.
© shkodrasport.com