Trajneri i Teutës, Edi Martini ka folur për Oversport pas barazimit pa gola përballë Kastrioti duke e shprehur qarte merzine e tij per kete rezultat qe mbase nuk e kishte menduar.
“Nuk morëm dot tre pikët. Ishte një ndeshje e tensionuar, edhe fusha nuk të lejon të luash futbollin më të mirë. Ishte një ndeshje e luftuar, por nuk arritëm të shënonim ndonëse kishim raste të pastra shënimi.
Është e rëndësishme një pikë për vazhdimësinë, sepse edhe mund të ndëshkoheshim në fund. U detyruam që të improvizonim sepse kishim mungesa në mbrojtje, por nuk janë justifikime, duhet të fitonim sepse kishim një lojtar më shumë në fushë.
Janë 2 pikë që do i qajmë në fund. Më vjen keq që nuk arritëm të fitonim, sepse kishim shumë raste. Po ashtu edhe me Vllazninë, sepse janë pikë të vështira për t’u rikuperuar.
Fusha e Kastriotit është shumë e vështirë dhe gjithsesi duhet të jemi të kënaqur nga kjo pikë e marrë në këtë fushë ku do të vuajnë të gjitha skuadrat”, ka thënë Martini.