Teuta dhe Tirana kanë barazuar 2 me 2 në “Niko Dovana”. Një super ndeshje që u duk se do përfundonte me Tiranën fituese, pasi kryesonte 0 me 2 deri në minutën e 79’. Lloci i Teutës shënoi dopietë, për të barazuar në mënyrë të pabesueshme ndeshjen e vlefshme për javën e 20 të Superiores.
Në përfundim të ndeshjes foli për mikrofonin e MCN trajneri i Teutës Martini, që është shfaqur me këmbë në tokë.
1 barazim që vlen si fitore.
Dua të them se është ndeshja më e keqe që kemi bë në vrazhdën e 10 ndeshjeve të fundit. I dhamë superioritet dhe na morën mesin e fushës. Pësuam gol nga distanca, duhet të ishim më të kujdesshëm. Pjesën e dytë pësuam gol shumë shpejt, na uli moralisht, pastaj ekipi luajti gjithçka për gjithçka. Pikë si fitore sepse në këto kushte është shumë e rëndësishme ana psikologjike. Një humbje do na bënte të binte morali. Është pikë si fitore, ndeshje të tjera na presi.
Llocit çfarë i the?
Bravo! Të vazhdojë kështu, është lojtar i ri dhe s’ka minutat e duhura. Është pjesë e rëndësishme e skuadrës sonë.
20 minutat e para dhe fundit nëse do ia shtoni skuadrës mentalitetin për 90 minuta, mendoni mund të përballoni gjithë pjesën e sezonit me këto minuta?
Unë them ana problematike është besimi. Kemi humb pikë kur nuk e kemi merituar. Kjo skuadër ka luajt pothuajse të gjitha ndeshjet e barabartë me kundërshtari. Ekipi do ketë rritje dhe rezultatet do vijnë me patjetër.
Mendon zëvendësimet se ndoshta duhet të meritojnë fanellën e titullarit?
Fazën e parë kishim probleme me zëvendësimet. Tashmë ekipi i ka zëvendësimet dhe të ngroh. Unë them do vijnë ndeshje më të mira dhe rezultate më të mira.
Shpërthyet te goli i barazimit. Tani e konvertuat me këmbë në tokë, kërkoni të mos sillni eufori?
Ne dhe të fitonim, s’po bëjmë asgjë sepse jemi në vendin e fundit. Më kënaq vetëm grinta e lojtarëve. Euforia nuk ka vend te ne.