Edi Martini është prezantuar ditën e sotme si trajner i KF Trepçës në Kategorinë e Parë të Kosovës. Tekniku shkodran ka dalë para lojtarëve, duke drejtuar seancën e parë stërvitore.
Skuadra nga Mitrovica ndodhet momentalisht në vendin e 3-të në Grupin A të Kategorisë së Parë. Me 26 pikë, KF Trepça është 4 pikë larg vendit të dytë që mbahet nga Vëllazënimi dhe në këtë situatë është në “luftë” për ngjitjen në Superligën e Kosovës.
Tek klubi i Trepçës besojnë shumë tek eksperienca e Edi Martinit, duke shpresuar te arritja e objektivave në fund të sezonit.
Postimi i KF Trepçës:
Edi Martini nis zyrtarisht rrugëtimin te KF Trepça
Trajneri Edi Martini ka zhvilluar sot stërvitjen e parë me ekipin tonë, duke filluar zyrtarisht punën e tij
Skuadra po përgatitet me seriozitet maksimal për sfidat e ardhshme objektivat janë të qarta të punojmë fort dhe të japim maksimumin në çdo ndeshje.