Edi Martini nuk njeh vetëm fitore në pankinën durrsake. Erzeni ka mposhtur Teutën në “Niko Dovana” në duelin e vlefshëm për javën e 8-të në Kategorinë Superiore.

Një derbi shumë emocionues ku nuk kanë munguar rastet, gol i anuluar, tensione si dhe goli vendimtar.

Në minutën e 43′ Kahrimanoviçit iu anulua një gol për pozicion jashtë loje ndërsa në të 79′ mesfushori kroat u bë sërish protagonist. Ai i dha asist Kacbufit i cili e ktheu në golin e fitores.

Kështu Erzeni largohet me 3 pikët nga “Niko Dovana” dhe ngjitet në vendin e 6-të me 11 pikë.

TEUTA 0-1 ERZENI

79′ Kacbufi