Trajneri i Teutës, Edi Martini, ka qenë personazhi i rradhës nga bota e futbollit që nëpërmjet lidhjes me “Skype” ka rrëfyer për rubrikën sportive “Sport News” në “News 24” atë se çfarë e pret futbollin shqiptar menjëherë pas përfundimit të emergjencës së koronavirusit.

Martini u shpreh skeptik në lidhje me mundësitë reale të futbollit shqiptar për të vijuar garën deri në fund, teksa theksoi se mbyllja parakohe e kampionatit nuk do të ishte një dramë e madhe për një vend që ka probleme në lidhje me përballimin e situatave të tilla.

“Duke pare qe situata vazhdon te jete problematike, une mendoj se nuk do te behej qameti nese kampionati nuk do te rifillonte me. Kjo sepse me shume rendesi sesa futbolli, ka jeta e sportisteve, e familjeve te tyre.

Shkodrani kritikoi ashpër qeverinë për lënien jashtë të sportit në paketat e ndihmës, teksa theksoi se janë pikërisht këta qeveritarë të parët që duan të dalin në tribuna kur luan Kombëtarja.