Edi Martini ishte ndër të parët që reaguan për rënien e Vllaznisë nga Superiorja dhe ai fajësoi direkt Partizanin për rënien e skuadrës shkodrane, ngaqë të kuqtë u mundën javën e fundit në fushën e tyre nga Kamza, rivalja e kuqebluve.

Në atë kohë, ish-sulmuesi i Vllaznisë, aktualisht kandidat për të qenë trajner i saj, shkroi në faqen e tij në facebook:

“Partizan, bota është e rrumbullakët”, duke lënë të kuptohej se edhe të kuqtë do të vinin në dorën e Vlalznisë. Kurse dje ai ka lëshuar një tjetër mesazh thumbues për të kuqtë.

Martini ka postuar një video në faqen e tij, ku shfaqen imazhe të ndeshjes Partizani-Vllaznia e vitit 2001.

Janë imazhe të golit të Vllaznisë, të shënuar pikërisht nga Edi Martini.