Vendimi i sotem i Komitetit Ekzekutiv te UEFA-s per t’i dhene te drejten Shqiperise dhe Serbise per te organizuar finalet e Kampionatit Europian U21 ne vitin 2027, ka marre vemendjen e opinionit te gjere sportiv. Ne fakt nuk mungojne edhe ato qe jane kunder nje organizimi te tille te perbashket me serbet. Ashtu siç ka edhe te tjere qe e pergezojne kete gje.

Njeri prej ketyre te fundit eshte trajneri i njohur shkodran Edi Martini. Mbremjen e sotme ai e ka komentuar nje vendim te tille dhe ne faqen e tij shkruan:

“Erdhi dita qe te organizojme nje Kampionat Europian te 21 vjeçareve ne Shqiperi nje super arritje jo vetem ne aspektin sportiv qe jemi te kualifikuar si vend organizator por edhe ne aspektin ekonomik ku Shqiperia do jete kryefjala e te gjithe Europes per nje muaj me rralle.

Jemi bashke me Serbine ne kete organizim por sporti eshte sport dhe jo politike. Asnjerit nga ne nuk na ndryshon asgje mendimi per ta por te organizosh nje finale Kampionati Europian eshte nje enderr dhe nje enderr qe e shikon shume rralle. Bravo dhe suksese ekipit tone kombetar U21, suksese Alban Bushi”.(www.shkodrasport.com)