Teuta barazoi vetëm në fund përballë Laçit në sfidën e parë të javës së 21-të. Trajneri i durrsakëve, Edi Martini u shpreh se skuadra e tij kishte më shumë dëshirë për të fituar dhe se ishte i lumtur nga paraqitja.

“Duke thënë për lojën, mendoj se kishim më dëshirë se kundërshtari. Lojtarët kryesisht luajnë që mos ta humbin ndeshjen. Edhe qarkullimin e topit, nuk e kërkuam shumë. Si erdhi loja, mund të them që jam i lumtur, por kishim më dëshirë se kundërshtari.

Patëm rastet tona në pjesën e dytë. Ishim më efikasë me krosimet. Patëm rastet tona, duhet të shënonim më shpejtë. Grupi është kompletuar dhe kur merr e frytet e asaj që jep në fushë.

Një herë na kanë gjuajtur në portë, kur na shënuan golin. Deri në atë moment nuk u afruan fare. Duhet të fitojnë besim lojtarët dhe të kemi më pak autoritet në fushë.

Unë mendoj se ne kemi për të shënuar gola. Është meritë të shkosh te goli. Po ta shikoni, edhe pse na çalon ajo pjesa për ta finalizuar, ne në tre ndeshjet e fundit kemi shënuar 5 gola.

Unë pres që Faust do na ndihmojë dhe do shënojë gola. kam thënë dhe herë tjetër që është një lojtar që vrapon shumë. E kisha planifikuar që sot do luante 60 minuta. Është një lojtar i mirë që unë pres gola prej tij.

Dema është një portier mjaft i mirë, me eksperiencë. Vata është portier i mirë, ka qetësinë e duhur. Për mua është luks kur kam dy portierë që unë nuk di kë të fus. Duket që një pikë nuk kënaq asnjë, por në fund të kampionatit ajo pikë është shumë e vlefshme. Në fund jam i kënaqur.