Flitet prej kohesh, sportdashesit e kane thene nen ze, por duket se ka ardhur momenti qe te kete nje vendim. E kemi fjalen per ndryshimin e emrit te stadiumit “Loro Boriçi”. Ndarja nga jeta e ikones se futbollit shkodran, Sabah Bizi, ka sjelle edhe propozimin per venien e emrit te tij ketij impianti sportiv.
Ka qene Edi Martini, ai qe ka dale hapur me propozimin konkret. Ndoshta nisur edhe nga maredheniet qe ka pase me kete ikone te futbollit dhe sigurisht edhe per vlerat e tij futbollistike e njerezore. Ja çfare shkruan ai per kete gje:
“Drejtuar Bashkise Shkoder, kryetarit Benet Beci dhe shokut tim Rudin Beka. Nuk e di e kam gabim apo jo e them e kam gabim apo jo sepse Sabah Bizi ishte debulesa ime por edhe shume qytetareve shkodran.
Kur Napoli nderroj emrin e stadiumit nga San Paolo ne Maradona, une mendoj qe nuk ka asgje te keqe sikur stadiumi i shkodres te marre emrin SABAH BIzi!”