Reagimi i presidentit të Kamzës Naim Qarri dhe thirrja e tij ironike në adresë të Edi Martinit për të punuar e mbledhë vota për Rilindjen, nuk mund të kalonte pa një tjetër përgjigje nga ana e shkodranit të njohur.
Përmes një postimi në facebook, Martini i ka kujtuar numrit 1 të klubit të Kamzës prejardhjen e familjes së tij dhe faktin tjetër se nuk ka përfituar asgjë nga partitë.
“Zoti Qarri dua të të them se flet përçart. Vij nga nje familje e persekutuar brez mas brezi dhe se prinderit e mi kane vujtur si shumica e njerezve qe kane pase biografine e keqe.
E dyta, po te them se ne jetem time nuk kam perfituar nga partite aq me teper me rilindjen qe jena vite drite larg, por gjithqka e kam ndertuar me djersen dhe gjakun tim.
Sa i perket asaj tjetres, po te them se ke info shume te gabuar. Gjithsesi ju uroj te shpetosh Kamzen kete vit se po na afrojne zgjedhjet”.