Edi Martini pritet të jetë trajneri më i ri i KF Trepçës në Kosovë. Pasi mbylli aventurën e tij me Teutën në Superiore, tekniku shkodran është gati për një aventurë të re.

Sipas mediave në Kosovë, Martini dhe klubi i Trepçës kanë arritur marrëveshjen mes tyre, teksa pritet vetëm zyrtarizimi. Kështu, ish-trajneri i Teutës merr vendin e Emin Baliqit, i cili dha dorëheqjen ditën e djeshme pas humbjes përballë Istogut.

Përsa i përket Trepçës, klubi nga Mitrovica militon në Kategorinë e Parë të Kosovës. Ndërkohë që për 50-vjeçarin shkodran ky është ekipi i 5-t që drejton pas Laçit, Vllaznisë, Teutës dhe Luftëtarit.