Edi Martini eshte nje nga futbollistet me te talentuar te Shqiperise pas viteve ’90 dhe te gjithe ata qe e kane pare duke luajtur, kane shijuar klasin dhe talentin e tij.
Tifozet shkodrane mbajne mend golat e mrekullueshem qe ai shenonte dhe ne veçanti ata kujtojne ende edhe sot disa gola te mrekullueshem qe i pat shenuar kryesisht Partizanit qe ne ate kohe kishte ne porte Arjan Beqajn.
Martini u shnderrua ne “gogolin’ e te kuqve dhe me siguri qe per shume kohe do t’i jete kthyer ne makth per Beqajn, portierin qe me pas do te behej edhe gardiani i portes se kombetares shqiptare.
Por nderkohe tashme Edi ka nderruar zanat dhe eshte shnderruar ne trajner, madje shume i suksesshme sepse vetem muajt e fundit ka fituar Kupen dhe Superkupen e Shqiperise duke drejtuar Teuten e Durresit.
Por nga ana tjeter, ajo qe po ben pershtypje eshte fakti qe Teuta e ka mundur kater here rradhazi ekipin me te mire te Shqiperise, kampionen e vendit- Tiranen. E ka mundur dy here ne kampionat si dhe ne finalet e kupes dhe Superkupes.
Te gjithe jane te habitur se çfare po ndodh ne keto perballje por mesa duket Edi Martini tashme trajner eshte shndrruar ne “gogolin” e bardhebluve./SHKODRA-SPORT.COM/