Trajneri i Teutës Edi Martini bëri me dije se mesfushori i skuadrës Sherif Kallaku me shumë mundësi do të luajë nesër në sfidën e vështirë përballë Kukësit në kuadër të javës së 33-ë të kampionatit.
Në konferencën në prag të ndeshjes së nesërme, Martini bëri me dije se pavarësisht se kontingjenti i ekipit durrsak është i reduktura, vendosmëria e lojtarëve dhe harmonia në grup po e ndihmon ekipin të sigurjë rezultate pozitive në vazhdimësi.
“Fitorja me Skënderbeun – Normalisht, jam i kënaqur jo vetëm me rezultatin, por dhe për mënyrën se si djemtë luajtën. Nuk e vendosëm në diskutim fitoren. Mos të harrojmë se kishim përballë një Skënderbe shumë të fortë, me një trajner shumë të zotin. Në fund që 3 pikët janë shumë të vlefshme.
Kallaku – Gjendja është e mirë, përveçc Kallakut që ka pasur disa probleme dhe nuk është stërvitur me grupin, pjesa tjetër është OK. Them që Kallaku do të jetë pjesë e ndeshjes pasi ka patur një dëmtim të lehtë dhe thuajse e ka kaluar. Dje u stërvit vetëm 20 minuta. Gjendja është e mirë. Shpresoj që të arrijmë rezultat pozitiv.
Ndeshja me Kukësin – Të gjitha janë të vështira. Kemi nxjerrë ndeshje të mira me ekipet kryesuese dhe kemi gabuar me Flamurtarin dhe Luftëtarin. Çdo ndeshje është e rëndësishme. E kam thënë se Skënderbeu është ekipi më i mirë në Shqipëri. Është takim shumë i vështirë sepse dhe atyre dhe ne na duhen pikët. Do të jetë një ndeshje e bukur.
Kondicioni fizik – Nuk është kjo arsyeja. Kemi 4-5 lojtarë që erdhë në fund të stërvitjes. Kryesorja është bashkëpunimi i lojtarëve më njëri-tjetrin. Në veçanti lojtarët e vjetër janë shkrirë me të rinjtë duke bërë një grup shumë të fortë dhe kompakt .
Pikët e lëna – Prandaj thashë, të gjitha ndeshjet janë të forta. Sepse kemi lënë pikë me ekipe të dobëta. Me Partizanin, Tiranën kemi kompensuar pikët e humbura. Normalisht, jam më dhembin ato pikë që kemi lënë dhe më dhemb futbolli.
Ekipi – E kam theksuar. Fryma e grupit, njohja me lojtarët. I shoh në sy. Vendosmëria e karakterit në stërvitje po del dhe në fushë.
Vendi i dytë – Ne do të bëjmë hyzmetin. Asgjë sështë e lehtë. Grupi është i reduktuar. Ngarkesa është e lartë. Kemi 13-14 lojtarë. Do të luftojmë. Deri në momentin që të arrijmë objektivin matematikisht do të qëndrojmë me këmbë në tokë.