Ka humbur proven serioze ne prag te perballjes me spanjollet e Granadas, por trajneri i Teutes Edi Martini nuk eshte dukur aspak e shqetesuar me disfaten e sotme ndaj Vllaznise ne miqesore. Duke folur per gazetaret pas ndeshjes, ai eshte shprehur ne kete menyre:
“Normalisht qe na duhet edhe pak kohe te kolaudohemi si duhet. Sot kishim disa mungesa, ishin plot 4 lojtare qe nuk i kisha ne dispozicion pikerisht Frasheri, Todorovki, Gruda dhe Hebaj. Gjithsesi ne mendojme qe t’i rikuperojme ata deri te enjten e ardhshme kur do te luajme ndaj Granades”.
I pyetur nderkohe nese ia arriti qellimit miqesorja ndaj Vllaznise dhe nese eshte i kenaqur me paraqitjen e bere nga ekipi i tij ne fushen e lojes, trajneri shkodran i Teutes eshte shprehur:
“Kjo miqesorja me Vllaznine na vlejti sepse testuam veten. Qarkulluam topin duke bere ate qe deshem, u mdeshkuam nga nje goditje standarte, patem edhe ne rastet tona. Ne njefare menyre jam i kenaqur me ate çfare dhane djemte ne kete miqesore. Ndeshje te tilla ne fillim-sezoni jane te tilla ne te cilat duhet te jesh shume i kujdesshem ne menyre qe te mos pesojme edhe demtime sepse ndeshjet sa vijne e veshtiresohen”.
Duke qene ne Shkoder dhe duke luajtur perballe Vllaznise, ish- skuadres se tij, Martini kuptohet qe eshte pyetur edhe per, por tekniku i njohur ka thene vetem nje fjali kur eshte shprehur: “Mendoj se Vllaznia sivjet eshte me mire se vitet e tjera, gjithsesi i uroj suksese. Nuk kam me komente per Vllaznine”./shkodrasport.com/