Teuta duket se ka gjetur marrëveshje me mbrojtësin Denis Pjeshka. Shkodrani sezonin e fundit e zhvilloi me Flamurtarin. Pjeshka, aktualisht 25- vjeçari ka hedhur firmën në kontratë me durrsakët dhe pritet të prezantohet në orët në vijim.
Trajneri i “Djemve të Detit”, shkodrani Edi Martini i njeh mirë cilësitë e mbrojtësit, duke bërë kështu një tjetër afrim me vlerë në kampin durrsak.
Lojtari ka dalë nga ekipet zinxhir të Vllaznisë dhe veç shkodranëve ka veshur fanellat e Laçit dhe Flamurtarit.
Nderkohe ne Teuten pritet te rinovoje serish edhe shkodrani tjeter Rubin Hebaj i cili ishte shume prane rikthimit te Vllaznia, por ne fund vendosi te qendronte ne Durres.