Kalimi i Kroacisë në finalen e Kupës së Botës duket se i ka “shkundur” të gjithë. Jo vetëm që kaloi në finale për herë të parë në histori, por një tjetër fakt interesant që ia shton edhe më tepër lezetin kësaj skuadre është sepse për herë të parë në një finale Botërori kemi një ekip nga Ballkani.
Kësaj feste i është bashkuar edhe kryeministri Edi Rama, i cili në një postim në rrjetet sociale tregon një foto ku është së bashku me presidenten e Kroacisë, që gjatë gjithë këtij kampionati e ka mbështetur shumë skuadrën e saj.