Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Edi Reja, ka deklaruar pas ndeshjes me Poloninë se ekipi i tij ishte ndikuar nga gabimet në mbrojtje, por edhe nga gjyqtari i cili kishte vendosur thuajse të gjithë episodet kundër kuqezinjve.

“Për pjesën më të madhe të ndeshjes mbajtëm topin, por pas 8 minutash me tre të verdha, na masakruan. Nuk dua justifikime, por ishin episode që nuk i kishim në favor.

Pas 2-1, ndaj një skuadre si Polonia, u hapëm. Ishim kundërsulme që na goditën. Por kishte faulle, një penallti, nuk ishin ndërhyrje për kartonë të verdhë.

Nuk dua të kritikoj arbitrat, sepse ka merita Polonia e defekte që kemi bërë ne. Duhet të korrigjojmë edhe ne gjera se nuk mund të pësosh gol me goditje nga këndi e goditje dënimi”, tha Reja.