Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luaj tre ndeshje në nëntor. Në 11 nëntor, kuqezinjtë do të presin në “Elbasan Arena” skuadrën e Kosovës në një test miqësor.

Në 15 dhe 18 nëntor radha është për Kazakistanin dhe Bjellorusinë, dy duele që vlejnë për Ligën e Kombeve. Ndeshjet do të zhvillohen në “Air Albania Stadium”.

Trajneri Edi Reja ka bërë publike listën e të grumbulluarve, teksa bie në sy se shumë lojtarë janë jashtë prej dëmtimeve apo situatës së Covid-19.

Ne kete liste ben pjese serish portieri 18 vjeçar shkodran i Bolonjes Marco Molla, ashtu siç jane pjese e saj edhe shkodranet e tjere Elseid Hysaj, Marash Kumbulla dhe Bekim Balaj.