Në prag të dy ndeshjeve që Kombëtarja kuqezi ka pas pak ditësh, trajneri Edi Reja ka dalë sot në konferencë për shtyp ku ka folur për dy ndeshjet e radhës. Ai u ndal edhe te lista e bërë publike ditën e sotme dhe ka folur për futbollistët e grumbulluar.
“Çikalleshi? Për Çikalleshin më vjen keq se që kur kam ardhur ka qenë vendimtar por kemi grup të përshtatshëm dhe mund të gjejmë zgjidhje. Jemi në pritje të Kamberit dhe të shohim ta zgjidhim në mesjavë. Se sa më shume alternativa kam, aq më mirë është. Sa i përket ndeshjeve kemi rritje graduale dhe dua që të vazhdojmë.
Objektivat? Mendohet vetëm për Francën e nuk duhet kështu. Kemi bërë pikë. Dua që përqendrimi të jetë për Andorrën, nuk dua të ketë rënie përqendrimi për Andorrën. Andorra humbi në minutën e 90 me Turqinë e nuk dua që të ketë rënie përqendrimi që të vazhdojmë të kemi rezultate të rëndësishme.
Motivimi pa objektiv? Lojtarët që vijnë dua që të krijojnë mentalitetin që të luajnë çdo ndeshje në maksimum. Nuk dua që të luajmë ndeshje mjaftueshëm. Dua të rritemi nga pikëpamja mendore. Dua që lojtarët të kuptojnë rëndësinë. M9tivimi me Francën do të jetë por mua më duhet Andorra. Duhet të ruajmë përqendrimin maksimal më Andorrën se aty shihet rritja e një Kombëtareje dhe një Federate.
Motivimi pa objektiv? Lojtarët që vijnë dua që të krijojnë mentalitetin që të luajnë çdo ndeshje në maksimum. Nuk dua që të luajmë ndeshje mjaftueshëm. Dua të rritemi nga pikëpamja mendore. Dua që lojtarët të kuptojnë rëndësinë. M9tivimi me Francën do të jetë por mua më duhet Andorra. Duhet të ruajmë përqendrimin maksimal më Andorrën se aty shihet rritja e një Kombëtareje dhe një Federate.
Rinovimi i Kombëtares? Objektivi i parë është të arrijmë rezultatet maksimale. Ne kemi detyrën që të arrijmë 18 pikë. Kam rinovuar shumë se kanë debutuar kumbulla e Selahi. Ideja ime është të rinovojmë por gradualisht, nuk mund të luajë menjëherë. Nëse e ardhmja ime do të jetë te Shqipëria do të kemi në mars e prill do të ketë miqësore e do të kemi mundësi. Ka të rinj që po ndjek. Nëse skuadra po luan mirë e punon në bazë të funksionit atëherë ndryshimi është nga pak. Federata sheh të ardhmen por është rezultati. Unë shoh të tashmë, Andorrën. Nëse do të rri do të jetë puna dhe një program që do të diskutoj me presidentin. Është edhe një punë që po bëhet me ekipet e të rinjve paralelisht.
Stadiumi i ri? Jam shumë i emocionuar se jam i bindur se të gjithë ata që kanë qenë para meje, De Biazi dhe Panuçi mund të ndjehen xhelozë. Jam krenar që jam pjesë e ekipit në këtë debutim. Do të jetë emocionuese, një emocion i ri. Është privilegj për mua. Kam ftuar gruan dhe vajzën se është e rëndësishme për Shqipërinë dhe stimuli për lojtarët do të jetë i madh. Ky është një stadium i vërtetë është biletë e Shqipërisë për gjithë Europën. Kush do të vijë do të shohë që është një stadium i vërtetë. Me një stadium të tillë mund të ndikojë, lojtarët që luajnë me tifozët kaq afër është një motivim i rëndësishëm.
Florian Kamberi? Për kamberin duhet kohë ta regjistrojmë, pasaporta. Uroj që të hënën e të martën të zgjidhen. Kemi Seferin e Uzunin. Po eksperimentoj lojtarë por në një kohë të dytë do të vendos ekipin. Janë lojtarë të rinj. Kemi Mavraj e Memushaj që janë pak përpara me moshën por kemi mesataren e ulët. Çështjen e Kamberit do ta shohim gjatë javës, nëse mbërrijnë letrat mund të luajë”, tha Reja./vipsport/