Egnatia vazhdon ecurine e saj shume te mire ne kampionat dhe ne ndeshjen e fundit arriti te fitonte 2-0 ne transferten e veshtire te Laçit. Si rrjedhoje, kryeson e vetme renditjen e kampionatit pas javes se 14-te te tij.
Njeri prej autoreve te golave ne ndeshjen e fundit ka qene mbrojtesi Edison Ndreca. Ne nje prononcim te dhene per mediat, vete ai eshte deklaruar se golin ia dedikon ish- kapitenit te Egnatias, Raphael Dwamena te ndare nga jeta pak dite me pare.
Nderkohe Ndreca eshte ndalur edhe tek ndeshja e rradhes, ajo qe do te zhvillojne te shtunen ne fushen e tyre ndaj Vllaznise, per te cilen ka thene: “Do të jetë një ndeshje delikate, pasi Vllaznia është një ekip që ka në përbërje lojtarë me kualitet.
Ne luajmë në shtëpinë tonë dhe me ndihmën e tifozëve do të futemi në fushë vetëm për tri pikët, me qëllim për të vijuar me rezultatet pozitive”. I pyetur nderkohe per rivalet e Egnatias, Ndreca ka shtuar:
“Aktualisht, kjo edhe në sajë të klasifikimit, dy ekipet më solide janë Egnatia dhe Partizani. Megjithatë, mendoj se edhe ekipet e tjera me emër në futbollin tonë, si Tirana apo Vllaznia, kanë lojtarë me cilësi, që në të ardhmen mund të kthehen në garë për titullin. Ndeshje të lehta nuk ka dhe diferencat i bëjnë episodet”./SHKODRA-SPORT.COM/