Egnatia ka mposhtur me rezultatin 1-0 Skënderbeun në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Superiores. Pas ndeshjes që riktheu Egnatian në krye të tabelës, foli trajneri Edlir Tetova.
“Besoj se pas daljes me 10 lojtarë, administronim topin, shumë lëvizje majtas-djathtas, ishin mundësi për të realizuar golin e dytë. Me terrenin që ishte dhe kohën që ishte, 3 pikëshi ishte më efikasi.
Mendoj se ishte vonesë te manovra jonë, lart, e kisha përgatitur skuadrën sot 75 metra dhe ta tërhiqnim Skënderbeun aty. Pastaj filluan reshjet dhe vështirë për manovrën, por ishte strategji.
Unë jam tifoz i rotacionit, kampionatin e kaluar kemi bërë pafund, ishim komod dhe për pikët. Tani na duhen pikët, të krijojmë bazën dhe pastaj do mendojmë për tjetër”, u shpreh Edlir Tetova në RTSH