Shqiptarët janë shquar gjithmonë ndër vite si njerëz të forcës. Jo më kot, suksesin më të madh edhe në sporte, e kemi patur në sportet e forcës. Pak kohë më parë, Ismail Keta u shpall kampion bote në Tai e Kik Boks. Por Shqipëria ka edhe sportistë të tjerë të talentuar në sporte të tilla të ngjashme. Njëri prej tyre është pikërisht Edmir Frroku I cili pak vite më parë është shpallur tre nënkampion bote dhe 1 herë kampion Europe në sportin e mundjes së krahut.


Shkodrani që ka jetuar prej vitesh në Itali, ka qenë më I miri në këtë vend dhe për rrjedhojë e ka përfaqësuar atë në disa Kampionate Botëroretë zhvilluar në vende të ndryshme të botës duke zënë vende të dyta dhe të treta. Ai është shpallur edhe Kampion Europe dy vjet më parë, në garat e zhvilluara në Rusi. Ka fituar gjithçka jashtë vendit dhe tashmë kërkon të përhapë dhe të zhvillojë këtë sport edhe në vendin tonë.
Kush është Edmir Frroku? Ka lindur në Shkodër dhe pasionin për mundjen e krahut e ka patur që I vogël. Megjithatë, marrjen me të, e ka bërë realitet në Itali, vendin fqinj ku kishte emigruar. E ka filluar sportin e mundjes së krahut pikërisht në vitin 2001. Fillimisht duke punuar si instruktor në një palestër sportive, aty ky krijoi lidhjet me drejtues të Federatës italiane të mundjes së krahut. Merr pjesë rregullisht në kampionatet që zhvillohen atje dhe është kampion I padiskutueshëm. “Pasioni im për këtë sport ka qenë I madh. Fakti që në Itali mu dha mundësia ta ushtroj, më dha kënaqësi të madhe. Kam qenë një sportist me suksese të mëdha në këtë sport në vendin fqinj. Për 7 vjet, jam shpallur kampion absolut I Italisë në të gjitha peshat. Këto suksese dhe fakti që isha ndër sportistët e elitës në këtë vend, më bënë të mundur që unë të përfaqësoj Italinë në shumë aktivitete të rëndësishme ndërkombëtare që janë zhvilluar. E bëra këtë për Italinë sepse nuk kisha si të përfaqësoja Shqipërinë ngaqë ky sport nuk ekzistonte në vendin tonë megjithatë kudo ku kam garuar, jam shprehur se jam shqiptar dhe këtë e kam bërë me kënaqësinë më të madhe”- thotë në rrëfimin e tij për “Shkodra Sport”, Frroku. Por përveç pjesmarrjes në kampionatet italiane të mundjes së krahut, shkodrani ka marrë pjesë edhe në aktivitete të rëndësishme ndërkombëtare ku nuk kanë munguar sukseset. “Kam garuar në 37-38 shtete dhe kuptohet që emocionet më të mëdha I kam ndjerë në kompeticionet e rëndësishme ku nuk më kanë munguar as sukseset. Jam shpallur tre herë nënkampion bote në vitet 2006, 2007 dhe 2008 ndërsa jam shpallur edhe Kampion Europe në vitin 2010 në peshën 90 kg në kampionatin e zhvilluar në Rusi. Këto suksese më kanë bërë të ndjehem mirë edhe si shqiptar dhe për rrjedhojë, pasioni im për mundjen e krahut mu shpërblye në njëfarë mënyre”- ka thënë kampioni I Europës Edmir Frroku
Përhapja në Shqipëri. Edmir Frroku është drejt kthimit për të jetuar sërish në Shqipëri. Këtu ka familjen, njerëzit e tij të afërt, shokët e miqtë. Këtu tashmë ka edhe disa sportistë të cilët kanë filluar të ndjekin rrugën e tij. Në Shkodër ekziston një palestër ku çdo ditë me dhjetra të rinj shkojnë dhe ushtrohen për mundjen e krahut. Ideja e tij është ta zgjerojë këtë sport çdo ditë e më tepër. “Në Shkodër është një palestër ku çdo ditë stërviten 30-40 të rinj për mundjen e krahut. Ata kanë një passion të madh për këtë sport dhe kjo është shumë positive. Por kjo nuk mjafton. Kemi hapur ekipe sportive edhe në Tiranë, Dibër dhe Lezhë dhe objektivi jonë si shoqatë është që të kemi ekipe në çdo qytet të Shqipërisë. Kemi krijuar shoqatën përkatëse, president I së cilës jam unë dhe zëvendëspresident Ivo Doshi, ndërsa gjyqtar I kësaj shoqate është Ilir Marukaj. Puna që po bëjmë është e mirë dhe besoj se ky sport shpejt do bëhet I njohur për të gjithë”- thotë presidenti I shoqatës së mundjes së krahut Edmir Frroku. Jo vetëm kaq.  Në vendin tonë nga viti 2008 janë zhvilluar edhe katër kampionate kombëtare dhe një ndërkombëtar për këtë sport ku ka patur shumë pjesmarrës. Kampion në të gjithë to padyshim që ka qenë Frroku por kjo nuk ka shumë rëndësi. E rëndësishme është rritja e pjesmarrjes dhe e cilësisë. Këtë e thotë edhe inisiatori I këtij sporti në vendin tonë që shprehet: “Janë zhvilluar disa aktivitete të rëndëishme. Jemi munduar të krijojmë pjesmarrje të madhe dhe duhet përmendur fakti që tashmë janë evidentuar edhe disa prej mundësve më të mirë në vendin tonë si Edmir Frroku, Arbër Spaho, Ivo Doshi, Mikel Kopsa, Gjergj Rrathtori, Erind Sulstafa, Armand Cali, Kevin Çiço etj. Për momentin jemi duke funksionuar në kuadrin e shoqatës por mendojnë se në të ardhmen perspektiva është të krijojmë një Federatë më vete ose të anëtarësohemi tek Federata e mundjes. Ky sport duhet përhapur dhe propoganduar sepse është një sport që I përshtatet shqiptarëve”.
Gjergj KOLA