Ditën e djeshme në ambjentin sportiv shkodran është përmendur emri I Edmond Gëzdarit si një kandidaturë e mundshme për postin e trajnerit të ardhshëm të Vllaznisë. Por ndërkohë, burime pranë klubit shkodran kanë bërë të ditur mbrëmë se kjo kandidaturë nuk është marrë asnjë herë në shqyrtim dhe për rrjedhojë nuk shihet as si mundësi. Megjithatë përmendja e këtij emri, e shton numrin e atyre që janë përmendur kohët e fundit për pankinën e ardhshme kuqeblu. Se kush do jetë ajo, kjo pritet të shihet ndoshta pas një 10 ditësh.