Tashmë mungon vetëm njoftimi zyrtar, por Edon Hasani do të jetë lojtari më i ri i Elbasanit. Burime pranë Oversport bëjnë me dije se ka një marrëveshje totale mes palëve dhe lojtari ka firmosur kontratën e tij të re me skuadrën e drejtuar nga Nevil Dede dhe neser pritet prezantimi i tij nga ana e klubit.

Hasani është kështu goditja tjetër e rëndësishme në këtë merkato verore për Elbasanin që ka si objektiv të ngjitet në elitën e futbollit shqiptar. Në edicionin e fundit të “Abissnet Superiore”, Edon Hasani ishte pjesë e Kastriotit ku u aktivizua në 33 ndeshje në total.

Me përfundimin e sezonit, Hasanit i përfundoi edhe kontrata me Kastriotin dhe tashmë është gati për aventurën e radhës. Tek Elbasani, Hasani do të bashkohet me disa nga ish-shokët e tij te Kastrioti, ku më parë janë transferuar Greca, Karakaçi, Ajazi dhe Rami.

Per mesfushorin shkodran ne fakt ka patur nje interesim te madh edhe nga Flamurtari apo dhe ndonje skuader tjeter, por ne fund duket se eshte bindur nga projekti serioz i Elbasanit per ngjitjen ne Superlige.