Tirana mposhti me rezultatin e pastër 2-0 në miqësore ekipin e Apolonisë në stadiumin “Selman Stërmasi”. 24 herë kampionët treguan një nivel të lartë në këtë test përballë një kundërshtari me ambicie për t’u ngjitur në Superiore.
Mesfushori shkodran Edon Hasani i ardhur me bujë dy ditë më parë ka shënuar golin e parë me fanellën e bardhebluve.
Ndërkohë në tribunë ishte edhe mbrojtësi Sedat Berisha, i cili pritet të nënshkruajë në javët në vazhdim me bardheblutë. Kosovari bëri një sezon të shkëlqyer me Vllazninë dhe tani ka gjetur akordin me bardheblutë.
45’ minutat e para u mbyllën në barazim pa gola, por me raste të rrezikshme nga të dyja skuadrat. Në të dytën loja bëhet më e bukur, me sulme dhe kundrasulme nga të dyja skuadrat.
Pas një aksioni të shpejtë vendasit kaluan në avantazh për herë të parë në këtë takim me sulmuesin Blazhevski, që mposhti me lehtësi portierin Harizaj.
Në avantazh Tirana luan më bukur dhe pak para fundit gjeti edhe golin e dytë me anë të mesfushorit Hasani, që realizoi golin e parë me kryeqytetasti duke treguar se është në një formë të lartë. /EDS/