Luan me Tiranen prej dy sezonesh por Vllaznia mbetet gjithmone ne zemren e tij. E kemi fjalen per mesfushorin shkodran Edon Hasani qe e ka shprehur kete gje ne intervisten e dhene per “Ermir Vajushi youtuber”, interviste qe keni mundesi ta ndiqni me poshte:

-EDON, DUKE DITUR QE NE FUND TE KESAJ FAZE KENI PESUAR NJE DEMTIM, SI ESHTE GJENDJA JUAJ DHE KUR PRITET TE RIKTHEHENI NE FUSHEN E BLERTE?
-Po , qe nga momenti qe jam demtuar deri tani po behen dy jave e gjysem. Demtimi te them te drejten ishte i rend fillimisht dhe u dyshua per nje ruptur te ligamentit medial colateral(mcl) por fatmirsisht ishte nje zgjatje e vogel te cilen pothuajse e kam rikuperuar dhe do jem gati per fazen pergaditore me ekipin e Tiranes e cila do zhvillohet ne Antalia , Turqi.

SI ESHTE MARDHENIA JUAJ ME KLUBIN E TIRANES DHE TIFOZET E SAJ?
-Kam nje mardhenje mese korrekte me Presidentin dhe drejtusat e klubit. Ndihem i vlersuar. Deri tani mbeshtetja tyre nuk me ka munguar, gjithashtu dhe une kam dhene maximumin tim per te ndihmuar ekipin ne cdo sekond. Ndersa tifozat jan te mrekullushem, te vecant dhe shume te organizuar. Na mbeshtesin ne cdo situat dhe ne cdo cep te Shqiperis gjithashtu jan te shumte ne shkallat e stadiumit, ne cdo ndeshje, si ne transfert ashtu dhe kur luajm ne shtepi. Ndihem shum i respektuar nga ana tyre.

SI NDJEHET NJE LOJTARE SHKODRAN NE TIRANE DHE CFARE ESHTE NDRYSHE NGA QYTETI I LINDJES SHKODRA?
-Futbollista te shumte Shkodran kan luajtur me Tiranen dhe kane pasur ecuri shume te mire duke fituar edhe trofe. Klubi Vllaznia dhe klubi Tirana kane shume te perbashketa me njera tjetren. Jane dy klube te nje kalibri elitar me tifozeri te zjarrta dhe me karakter te fort ku presioni eshte i madh tek te dy ekipet per arsye se ne keto dy klube kerkohet gjithemone fitorja ne cdo ndeshje. Tirana eshte si Real Madrid, eshte ekipi me më shum tituj ne Shqiperi dhe ngelet klubi me i madh dhe me i rendesishem Shqipetar. Bashke me Vllaznin qe ngjan ne Barcelonen por jo ajo e viteve te fundit. Sigurisht edhe Partizani. Per Edonin ndeshjet kunder Vllaznis do jen te sikletshme dhe plot emocion ku si profesionist qe jam do jap maximumin tim aty ku punoj. I ka futbolli kto 🙂.

KENI NOSTALGJI PER KOHEN KUR ISHIT KUQ E BLU?

-Normalisht, une jam Shkodran dhe jam rrit duke luajtur futboll ne rrugicat e Shkodres. Natyrshem qe kam nostalgji per te gjithe periudhen qe kam luajtur tek Vllaznia. Une kam dal nga akademia e Vllaznis dhe aty jam formuar si lojtar dhe i jam mirnjohes gjithemone atij klubi dhe atij qyteti, sikurse edhe tifozeve qe jane te mrekullueshem.

LARGIMI JUAJ NE FUNDIN E VITIT 2017 SOLLI NJE SER REAGIMESH NE SHKODER, POR GJITHCKA MBETI ENIGEM. CFARE NDODHI, DHE A KENI NJE MESAZH PER TIFOZET QE TE PRITEN SI SHPETIMTARE, POR PASTAJ TU VERSULEN KUR U LARGUAT?
-Po ,une para se te firmosja te Vllaznia kam pas edhe dy oferta te tjera nga ekipet e superliges shqipetare, biles kundrejt nje pagese me te lart sesa Vllaznia me ofronte. Isha dhe ne pritje te ekipit Iranian Sepahan ku nuk arrita te transferohesha qe ne fillim te sezonit dhe ja bera te ditur qe per ne Shqiperi do firmos per Vllaznin por nqs vjen ndonje ofert nga jasht do largohesha (se sic e ndjen cdo futbollist, deshira eshte te vazhdoj karrieren jasht shqiperis ne nje lige me te fort dhe une ate deshire kisha). Me kete marveshje rame dakort dhe une vendosa te firmosja me Vllaznin. Oferta me erdhi ne fund te dhjetorit. Vllaznis i lash rrogat dhe nje vler lekesh per te terhequr kartonin. Kjo eshte e gjitha pamvarsisht se shum gjera te paverteta u folen neper portale.

SI E SHIKONI VLLAZNINE E KETIJ SEZONI?
-Vllaznia e ktij sezoni ka pasur shume oshilacione dhe do doja ta shifja ne tre vendet e para per te kapur te pakten europen por me aq sa ka tregu deri tani mendoj qe do rri ne mesin e art te tables dhe duke pas parasysh mos te rrezikoj play-offin. Gjithsesi si Shkodran uroj qe klubi te beje blerjer e duhura per te kenaqur edhe tifozet e saj te mrekullueshem.

NE KOHET E FUNDIT ESHTE PERFOLUR PER NJE INTERESIM TE VLLAZNISE NE DREJTIMIN TUAJ. TIFOZET KUQ E BLU SHPRESOJN TJU SHOHIN ME FANELLEN E VLLAZNISE VESHUR. SI QENDRON REALISHT E VERTETA?
-Jo, ne te vertete nuk kam pas asnje kontakt me drejtuesit e Vllaznis, por qe i mirpres ne cdo moment, pse jo. Aktualisht une jam i perqendruar maximalisht tek ekipi Tiranes ku jam aktualisht sepse kemi nje objektiv te rendesishm ku duhet te luftojm fort per te dal kampion. Pervec kesaj une jam dhe nen kontrat me ekipin e Tiranes deri ne fund te ketij sezoni.

NE FUND TE SEZONIT, VLLAZNIA APO TIRANA KAMPION?
-Ne fund te sezonit deshira jeme eshte qe Tirane te shpallet kampione dhe Vllaznia te arrije kupat e Europes.

EDON, SHUME FALEMINDERIT NGA JU.
-Faleminderit juve. E pranova me shume deshire kete interviste nga ju Ermir sepse jeni vertete unik, interesant dhe shume konkret pamvarisht se ne nje nga videot tuaja ne prag ndeshjen e pare ne Shkoder Vllaznia – Tirana me keni permendur dhe mu jo per mire :))) dhe ne fakt ju mora pak inat por pas sqarimit tend qe nuk ishte asgje personale dhe ishte thjesht per te me shperqendruar mund te them qe ja keni arritur qellimit sepse nuk arrita te isha i qet per asnje moment, por ne fund fitoi skuadra. :)))
Perfitoj nga rasti qe ti uroj te gjithe shqiptareve , gjjthe tifozave shqiptar vecanerisht tifozave te Tiranes dhe Vllaznis gezuar festat e fundit vitit. Ju uroj me gjithe zemer shendet, lumturi dhe xhepat plot 🙂
Intervista u realizua nga ERMIR VAJUSHI