Mesfushori shkodran Edon Hasani ka luajtur për herë të parë titullar me ekipin e Sepahanit në kampionatin iranian të futbollit por debutimi i tij nuk ka rezultuar me fat për ekipin e tij. Sepahan ka humbur me shifrat 1-2 ndaj Sepidrood Rasht duke i rënduar edhe më shumë pozitat e tij në renditje. Një moment i vështirë për skuadrën që në fakt ka patur të tjera pretendime në kampionat.

Sepahani pas kësaj humbje ka mbetur në kuotën e 20 pikëve pas 20 ndeshjesh të luajtura duke mbajtur vendin e 12-të në renditje nga 16 ekipe që ka Superliga e Iranit. Për Hasanin e rëndësishme është që e ka lënë pas dëmtimin që ka patur dhe tashmë po mundohet të japë maksimumin e tij për skuadrën e tij të re.
© shkodrasport.com