Mesfushori 21 vjeçar shkodran Edon Hasani ka ndërruar ekip. Ai ka lënë Liteksin në Bullgari dhe ka kaluar në një kampionat tjetër, atë të Rumanisë. Skuadra me të cilën ai ka firmosur është FC Ceahlaul që merr pjesë në Superligën e këtij vendi. Siç merret vesh, kontrata e firmosur është trevjeçare. Në këtë mënyrë, FC Ceahlaul do të jetë skuadra e tretë në karrierën e këtij futbollisti që ka qenë edhe pjesë edhe e të gjitha ekipeve kombëtare deri tek Shpresat. Hasani është konsideruar në nga elementet më me perspektivë të futbollit shkodran në këto vitet e fundit megjithatë loja e tij nuk ka dalë shumë në pah edhe për shkak të disa dëmtimeve të njëpasnjëshme. Tashmë duhet parë sesi do t’i shkojë karriera në Rumani. Nëse nuk do firmoste atje, ai ka patur edhe disa variante të tjera, pse jo për të qëndruar sërish edhe në Shkodër. Megjithatë ai ka preferuar të luajë në kampionatin bullgar duke shpresuar që do ketë një ecuri të mirë. Mbi të gjitha pa dëmtime. Mjafton të ndodhë kjo dhe ai do t’i tregojë vlerat e tij sepse di ta bëjë këtë gjë.
www.shkodrasport.com